Vuçiq e quan “terrorist” Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në deklaratën e tij të fundit ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e BE’së për Ballkanin Perëndimor të 6 dhjetorit në Tiranë.
Vuçiq në deklaratën e tij për televizionin serb TV Pink ka adresuar çështjen e emërimit si ministër të Nenad Rasic në kabinetin e qeverisë Kurti poashtu si këshilltare Rada Trajkovic.
“I zgjodhën dy mbeturinat më të këqija serb, Rasic dhe Trajkovic, nga fundi i fuçisë, s’ka më të këqij, e që s’kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjenturave perëndimore. Mendojnë se mund të na frikësojnë. S’ka problem. Mendoni se mund ta shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni. Për mua shenjtëria më e madhe është Kosova, për mua është e shenjtë Serbia. Më mirë të mos jem, sesa t’ua dorëzojë në duar, dhe nuk do ua dorëzoj. Dhe për këtë askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë, ju ejani, udhëtoni me aeroplan, flisni dëngla dhe budallallëqe, të gjithë ju nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor” tha Vuçiq.
Ai tutje shtoi  “atij bërllokut terrorist një porosi – kujdesu që të mos lëndosh asnjë serb, bashkë me këta kuislingët që zgjodhe. Pasi që serbët do të dinë të të përgjigjen. E ju nga Evropa, turp të keni, e kjo është asgjë në krahasim me atë që dua t’ua them”, tha Vuçiq.
 

Back to top button