Ngjarjet e datës 2 mars

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT mban punimet e Konferencës Ndërkombëtare me temën: “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë), 09:00.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303), 09:30.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor të Shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N506), 10:00.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302), 10:00.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, organizojnë ceremoninë e prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos. Marrin pjesë ministrja Arbërie Nagavci dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës), 12:00.

Back to top button