​Ngjarjet e datës 2 qershor

Mbahet konferencë për shtyp me rastin e lansimit zyrtar të AC Milan Academy Junior Camp në Kosovë. (Komuna e Vjetër, salla e takimeve, Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet edicioni i tretë dyditor i Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e uzurpimit të një prone në Prishtinë/Çagllavicë. (Gjykata Themelore Prishtinë, salla A-212, ora 10:00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën Ndërkombëtare Vjetore Shkencore UKZAC 2025. (Vali Ranch Resort-Congress Center, ora 10:00-12:00)

Vazhdimi i njëzetepesë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)

Nënshkruhet marrëveshja me Ledri Vulën dhe Era Istrefin, të cilët do të jenë ambasadorët e rinj të brendit Ipko. (Zyra qendrore e IPKO-s, Zona Industriale, Prishtinë, ora 13:00)

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e objektit të ri të Institutit Special Shtime. (Rruga “Ruzhdi Salihu”- fshati Zborc, Shtime, ora 13:00)

Kolegji Ndërkombëtar Universum – UNI do të jetë nikoqir i tryezës së rrumbullakët së diskutimit me pjesëmarrjen e profesorit Victor Peskin nga Shkolla Politike dhe Studime Globale pranë Universitetit shtetëror Alabama. (Kampusi i Kolegjit Ndërkombëtar Universum – UNI, ora 13:30-15:00)

Back to top button