Ngjarjet e datës 2 tetor

Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton: “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”. (Salla e IKShPK-së, ora 09:00)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mban takim të përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave.(Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Organizata “Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT” mban konferencën me temë: “Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për Barazi Gjinore) në kuadër të Ditës ndërkombëtare kundër dhunës“. (Hapësirat e Kino Armatës, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia formale e kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, rektor, te Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, rektor i zgjedhur, i cili e fillon mandatin më 1 tetor 2023. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 10:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Back to top button