Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2018

Ngjarjet qe shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Demokraci Plus organizon konferencë. (Zyrat e Demokraci Plus, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri mban tryezën për bashkimin e Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e katërt koordinues të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva gjinore në reformën zgjedhore”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Fondacioni Mute në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00)

Back to top button