Ngjarjet e datës 21 janar

 

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, Prishtinë, ora 10:00)

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon sesion informues për projektin “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Platforma ZOOM, https://tinvurl.com/vvn543am, ora 10:00)

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”. ( Ura afër fshatit Bibaj – kryqëzimi i rrugëve Gjilan-Ferizaj, ora 11:00)

Ambasadorja e Suedisë dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë prezantojnë prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për 2021. (Hotelin Sirius, ora 11:00)

Bëhet promovimi i librit EPDIJA dhe Platformës EP Energjia Pozitive. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 12:00)

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)

Back to top button