Ngjarjet e datës 21 maj
09:00
Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:30
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (QKMF, Prizren)
10:00 – 14:00
Komuna e Junikut shënon “Ditën e Kuvendit të Junikut”.
Agjenda:
Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve;
Ora 11:00 – Akademia Solemne;
Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”;
Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut.
10:30
Presidentja, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit, Junik)
11:00
Presidentja, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe “Oda e Junikut”, Junik)
11:00
Lëvizja FOL organizon konferencë për medie me ç’rast publikon raportin “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
13:45
Forumi Rinor i Naša Inicijativës organizon Marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit)
14:00
Organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)
18:00.
Promovimi i librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, Prishtinë).