​Ngjarjet e datës 21 qershor

Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës N303, 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, i ftuar është ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, C 203, 10:00)

Mbahet konferenca për prezantimin e analizës së procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, organizuar në kuadër të rrjetit KOSINT. (Hotel Garden, 10:00)

Organizohet ceremonia hapëse e Prodhimit të NewCo Ferronikeli. (Hapësirat e objektit të Ferronikelit në Drenas, 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë: Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2021 dhe 2022. (Hotel Swiss Diamond (10:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal organizon seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri. (Kuvendi i Kosovës N10, 11:00)

Komuna e Prizrenit përuron panelet solare në Shtëpinë e Bardhë. (Shtëpia e e Bardhë në Prizren, 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, bëjnë hapjen e Qendrës për Mjekësi Familjare. (Rruga “Kujtim Laro” në Veternik, 11:00)

Back to top button