Ngjarjet e datës 21 shkurt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon diskutimin “Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike” (Vendum, ora 09:00).
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00).
Instituti Riinvest diskuton për problemet rreth pjesëmarrjes të fëmijëve në edukimin e hershëm në Kosovë, me temën “Qendrat e kujdesit për fëmijë ne Kosove”(Hotel Prishtina, ora 10:00).
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatoret e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00).
Ndahen certifikata për zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe për zyrtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore (Hotel “International”, ora 14:00).
Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit(Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00).

Back to top button