Ngjarjet e datës 22 qershor
09:00
Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën dhe Javën Olimpike 2021, me mbjelljen e drunjëve. (Veternik, Prishtinë)
10:00
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin të auditimit të performances “Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në AZhB-MBPZHR, i ftuar ministri Xhelal Sveçla. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bën shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Zhvillohet turneu i futbollit të madh me ekipet: KOK, MKRS, Veteranët e futbollit, Gazetarët sportivë dhe Estrada. (Stadiumi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
10:00
Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me HANDIKOS shpërndajnë 4 karroca speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të Handikos, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT SH.A, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
12:30
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi mbajnë konferencë per media. (Ndërtesa e ish-Gërmisë)
14:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020. I ftuar: Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)
14:20
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”)
15:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ku do të nënshkruhet një marrëveshje. (Objekti i MPJD-së)
16:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Kabineti i Kryetarit)
17:30
Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare)
20:00
Promovohet librit monografik “Muharrem Qena – Ëndërrimtari”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?