Dramë në Grupin B, këto janë dy skuadrat që vazhdojnë tutje

 
Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Danimarkës e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.
Me fitoren ndaj Finlandës në ndeshjen e rrethit të tretë ku realizuan Romelu Lukaku dhe Hradecku (autogol), Belgjika kalon tutje si lidere e këtij grupi me 9 pikë pas tri ndeshjeve.
Nga vendi i dyte kualifikohet tutje Danimarka pasi e ka mposhtur me rezultat 4-1 Rusinë në ndeshjen e fundit, por ky kualifikim u sigurua vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes pasi deri atëherë Finlanda po luante barazë me Belgjikën dhe ky rezultat nuk do ta lejonte Danimarkën që të vazhdonte tutje edhe përkundër fitores ndaj Rusisë.
Për danezët në këtë ballafaqim realizuan Damsgaard, Poulsen, Christensen dhe Maehle.
Finlanda nga ana tjetër do te jetë në garë për t’u kualifikuar tutje nga vendet e treta, por kjo do të varet nga bilanci dhe golaverazhi edhe i përfaqësuesve të tjera.
Rusia nga ana tjetër përshëndetet nga ky kampionat duke u renditur në vendin e katërt me tri pikë.

Back to top button