Ngjarjet e datës 22 shtator
09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit cakton datat për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
09:30
Këshillit Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Doping dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, për Driton Kukan, trajner dhe selektor i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit)
12:00
Këshilli i Prindërve të Institucionit Parashkollore “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, proteston. (Protesta fillon para Qeverisë dhe vazhdon deri te zyrat e SBAShK-ut)
12:00
Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm, proteston lidhur me gjendjen në MPJD. (Para MPJD-së).