Ngjarjet e datës 23 dhjetor

Mgjatjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Mbahet protestë e inspektorëve të Komunës së Prishtinës. (Para objektit të ish-Gjykatës së Qarkut Prishtinë, ora 8.00)

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Uran Ismaili merr pjesë në përurimin e “Strocke Center”, qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë nuk ka ekzistuar në QKUK. (Klinika e Neurologjisë, QKUK, ora 9:00)

Demokraci Plus organizon tryezën për të diskutuar efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në agjendën për integrime. )Salla e konferencave Orion, rruga “Rexhep Luci”, ora 10.00-12.00)

Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencë për media ku do të promovojë hulumtimet e saj. (MASHT, kati i katërt, ora 10.00-12.00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10:00-12.30)

Mbahet takimi i 175-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti I Prokurorisë së Shtetit, kati III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, rruga “Enver Zymberi”, p.n., Prishtinë, ora 10.00)

Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.(Ora 11.00)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën e përmbyllëse të fundvitit. (BQK, ora 11.00)

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Kolegjin Universum mbajnë konferencë për projektin e-VIVA. (Kampusi i Kolegjit Universum në udhëkryqin e Lipjanit, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 11:00)

Me rastin e festave të fundvitit bëhet shpërndarja e dhuratave për fëmijët në OJQ-në PEMA. (Qendra “PEMA”, Gjilan, ora 11:00)

Mbahet manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së. (Restorant ‘Golden Imperial’, Veternik, ora 12:00)

Akademia Profesionale INFINIT organizon shpërndarjen e dhuratave për fëmijë në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë. (Ora 14:00)

Back to top button