Ngjarjet e datës 23 tetor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia civile. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri ora 07:00).
Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel Emerald, ora 9:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella. Pas takimit, Osmani dhe Vella mbajnë konferencë për media. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Kabineti i Presidentes ora 10:00).
Lëvizja Vetëvendosje, mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ( Hotel Venus-Prishtinë ora 10:00).

Back to top button