Ngjarjet e datës 24 janar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie (Selia e LDK-së, ora 10:00)
Në Shtëpinë e Bardhë shënohet 30 vjetori i fillimit të funksionimit të ambulancave humanitare “Nënë Tereza” në Komunën e Prizrenit (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Objekti i Qeverisë, ora 10:30)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 12:00)