Ngjarjet e datës 25 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P 02, ora 10:30)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën “Sfidat në mjekësi dhe bujqësi nga perspektiva akademike”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00) Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takon përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

Në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” mbahet punëtoria për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. (hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, dorëzon kontingjentin e nëntë të padive. (Prokuroria Speciale në Prishtinë, Departamenti për Krime Lufte, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Tregti, ku do të shqyrtohet Projekt-statuti i Trepçës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi hap e zyrat e kësaj ministrie në Prizren. (Sheshi “Shadërvan”, ndërtesa e ish-rektoratit, ora 13:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN204, ora 13:00) Kryeministri Ramush Haradinaj viziton ndërmarrjen “M-Technologie”. (Lebanë, ora 14:30)

Bëhen publike rezultatet e fituesve të konkursit letrar për poezi kushtuar Gjergj Kastriotit. (Ferizaj, ora 15:00)

British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës prezantojnë Ekspozitën Artistike “Burrneshat”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Back to top button