Ngjarjet e datës 25 korrik 2023
Kuvendi i Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës, ora 08:00 – 16:00)
Ministria e Punëve të Brendshme, në kundër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. (Merdarë, Podujevë, ora 10:00)
Mbahet takimi i 232-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK, ora 10:00)
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raporton Komisioni i Pavarur për Medie. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 10:00)
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim të gjetjeve kryesore të martën. (Salla e konferencave të UNDP-së, Prishtinë, ora 11:00)
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, “pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën”. (Në qendër të qytetit të Klinës, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për vitin 2022 dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022. E ftuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e OShP-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për ndryshime klimatike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 13:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”. (Objekti i MAShTI, ora 14:45)
Kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja dhe ministre e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të platformës dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)
Në kuadër të DokuFest 2023 shfaqet një përzgjedhje e filmave të shkurtër dhe diskutohet për programin e këtij viti. (Qendra për Praktikë Narrative, ora 20:00)