Ngjarjet e datës 25 nëntor

07:00
Punëtorët shëndetësor hyjnë në grevë përshkak të injorimit të kërkesave të tyre lidhur me Ligjin për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës. (QKUK dhe Spitalet Regjionale)
09:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
09:15
Mbahet dita e dytë e forumit të lartë politik “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK), mbajnë tryezën “Lajmet e rreme dhe verifikimi i fakteve në mediet online”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pret në takim presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. (Selia qendrore e PDK-së)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi me temën, “Transparenca financiare e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2021”. (Salla e konferencave “Orion”)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Kuvendi Komunal, Deçan)
11:00
Shefi i Zyrës se BE-se në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton Deçani ku do të ketë takim me kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj. (Komuna e Deçanit)
11:00
Bëhet publikimi i raportit “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë – Menaxhimi i Financave”. (Zyra e ORCA-s)
11:00
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF), organizojnë Sesionin Informativ lidhur me thirrjen e IV-të për propozim projekte. (Objekti i MPJD-së)
12:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Grantin Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
12:40
Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve. (Gjimnazi “Ahmet Gashi”, Prishtinë).

Back to top button