Shëroni buzët e plasaritura me këtë përbërje natyrale

Sapo fillon freskohet koha pjesa e duarve dhe buzëve gjithnjë fillojnë të thahen dhe të plasariten. Duart mund t’i lyeni me krem, por për buzë mund t’i bëni dhe skrab për të hequr lëkurat e më pas t’i hidratoni.
Përpërësit:
1 lugë gjelle sheqer i bardhë
1 lugë gjelle sheqer kafe
1 luge gjelle mjaltë
1/2 lugë vaj ulliri
Përdorimi:
Përzieji bashkë të gjithë përbërësit në një enë të vogël. Aplikoje scrub-in me gisht në buzë duke bërë edhe një masazh të lehtë në formë rrethore. Laje scrub-in me ujë të ngrohtë dhe më pas, vendos një balsam të lehtë për të ruajtur lagështirën.

Back to top button