Ngjarjet e datës 25 tetor

  • 09:00
    Hapet Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
  • 09:30Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban tryezën “Who Cares? – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takohet me Bujar Ejupin, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil; Naim Qelajn, Avokat i Popullit; dhe Jeton Kocën, kryetar i KPMShCK-së. Diskutohet për pretendimin e pesë grave  zyrtare në AAC për diskriminim gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 11:00
    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
  • 11:00
    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban një aksion simbolik rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së) 
  • 11:00
    Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, si dhe përfaqësues nga EULEX-i do të diskutojnë për rolin e mbështetjes së këtij Misioni për sistemin korrektues të Kosovës dhe si ka ndryshuar ai ndër vite. (Selia e EULEX-it)
  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës për vitin 2021 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00
    Mbahet debati me temën “Riregjistrimi i automjeteve – çështje teknike apo statusi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
  • 11:30
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) 

Back to top button