​Ngjarjet e datës 26 dhjetor

Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF), mbanë konferencën e parë për media, ku do të flasin drejtori ekzekutiv i IHEF-it, Fehmi Mehmeti (ish-guvernator i BQK-së) dhe ekipi ekspertëve nga instituti. Tema e konferencës do të jetë ‘Prioritetet ekonomike të qeverisë për vitin 2024’. (IHEF, rruga ‘Luan Haradinaj’, hyrja 100, kati i 4, numër 11, ora 10:00)

Iniciativa për Progres (INPO), mbanë tryezë diskutimi ku do të prezentohet raporti me titull “Problemet endemike të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave”. Raporti është rezultat i monitorimit të 20 Komunave të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, në Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Ora 10:30)

Mbahet ceremonia e përurimit të Fabrikës së Përpunimit të Ujit në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit. (Ora 10:30)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën e fundvitit me media. (Zyra qendrore të IAP-së në Prishtinë, kati i 4, salla e takimeve, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mban konferencë për media lidhur me punën një vjeçare, arritjet dhe sfidat e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve në Komunën e Rahovecit, ora 11:00)

Gjenerali Kudusi Lame viziton Plus Market në Ferizaj, ku do të njoftohet nga afër me marketin që bojkoton produktet serbe dhe me Fabrikën e Veglave “PLUS”. Gjenerali do pritet me një performancë nga ansambli Kastriotët dhe mysafirë të shumtë. (Ora 12:00)

Back to top button