Çitaku: Kryeministër çohu shkojmë në zgjedhje edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar sondazhin e publikuar të hënën.

Në një postim në Facebook, Çitaku i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të shkojnë në zgjedhje.

”Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë!”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button