​Ngjarjet e datës 26 janar

Hapet ceremonia për lansimin e programit kombëtar “Sporti në Shkolla” në nivel vendi. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xheladin Rekaliu” Podujevë, ora 09:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën me temë; “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 09:00)

Me rastin e Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, organizojnë tryezë të rrumbullakët “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!” (Salla e madhe e IKSHPK-së, Prishtinë, ora 09:30)

Kryeministri Albin Kurti viziton kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Objekti i administratës komunale Podujevë, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati. (Ora 11:00)

OJQ Aktiv mban panelin “Liria e lëvizjes në grackë”. (Qendra për Energji Qytetare, Mitrovicë e Veriut, ora 11:00)

Back to top button