Ngjarjet e datës 26 maj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret nesër në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Pas takimit të dy homologët mbajnë konferencë për medie (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 09:00)

Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike (Hotel Sirius, ora 10:00)

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin konsultativ ku do të diskutohet rreth Ligjit për persona me aftësi të kufizuara (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00).

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së (Kabineti i Presidentes, ora 10:25)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim Publik për Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar (Kuvend, N506, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në Ditën Përkujtimore të Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së (Kinemaja “Lumbardhi” – Prizren, ora 11:00.

Mbahet debati me temën “Komuna e Mitrovicës së Veriut – sfidat dhe mundësitë”. Pjesëmarrës në panel në debat do të jenë: Katarina Agjançiq – Nënkryetare e Mitrovicës së Veriut (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00).

Kryeministri Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:20)

OJQ Sundmi i Demokracisë në Kosovë (SDK) organizon takim për promovimin e ekoturizmit në komunën e Podujevës duke prezantuar Analizën mbi potencialin ekoturistik në komunën e Podujevës (Hapësira buzë Liqenit të Batllavës në Orllan – afër Restaurant Liqeni, ora 12:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve të Lagjes së Trimave (ish Tusus), në 24 vjetorin e masakrës së Tususit (Kompleksi i varrezave të martirëve të Lagjes së Trimave, ora 13:30).

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës (Amfiteatri i madh në ndërtesën e Qeverisë, ish objekti Rilindja, ora 14:00)

Kryeministri Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, 14:30)

Back to top button