Ngjarjet e datës 26 nëntor

08:00- Ministria e Shëndetësisë organizon vaksinimin me ekip mobil të nxënësve të shkollës së mesme “Eqrem Çabej”. (Shkolla “Eqrem Çabej”, Prishtinë).
09:45 – 13:10- Mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. (Vendi: “Fish City”, Elbasan).
Agjenda:
09:45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10:00 – Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
10:10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
11:20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave
12:05 – Foto e përbashkët
12:10 – Drekë zyrtare shtruar nga kryeministri Rama
13:10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë. Bashkëbisedim i kryeministrave Rama dhe Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.
10:00- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit).
10:00- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, si dhe fillimin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit “Mos vazhdo të jesh viktimë e dhunës në familje vetëm pse nuk ke nga të shkosh. Kërko të drejtën tënde në pronë”. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”).
10:00- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “Raportet e audituara të partive politike në Kosovë: Çfarë shpërfaqën ato në lidhje me transparencën financiare të tyre?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë).
10:00- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit bën intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhe komunitetet e tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10).
10:00- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).
10:00- Open Data Kosovo (ODK) mban takim me medie në kuadër të aktiviteteve të ICEDA, me përkrahje nga DEMOS. (Zyra e ODK, Rr. Ganimete Tërbeshi, Prishtinë).
11:00- Mbahet diskutim publik me konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. (Objekti i KRU “Gjakova”, Gjakovë) .
12:00- Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) proteston para Ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë.

Back to top button