A janë respektuar procedurat që autobusi të kalojë kufirin e RMV-së? Përgjigjet Pivovarov

Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Kufijve, Vladimir Pivovarov, sonte në “Click Plus” në TV21 ka shpjeguar se cilat janë procedurat që një autobus me udhëtarë ta lëshojë vendin dhe nëse në rastin me autobusin e aksidentuar janë respektuar të gjitha procedurat.
Ai ka thënë se ligji parashikon që ato automjete që dalin jashtë vendit me pasagjerë duhet të pajisen me licencë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
“Administrata doganore, doganierët janë të obliguar të kërkojnë licencë për automjete të tilla, nëse automjeti nuk ka një licencë të tillë, janë të detyruar ta ndalojnë mjetin dhe menjëherë të informojnë Inspektoratin Shtetëror. Ata veprojnë edhe individualisht, janë të autorizuar të shqiptojnë dënim, gjegjësisht kundërvajtje”, ka thënë Pivovarov.
Në vijim deklarata e Pivovarov:

Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, në mëngjesin e 23 nëntorit është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button