Ngjarjet e datës 26 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Mbahet debati mbi ndikimin e Kodit të ri Civil në jetën e përditshme të njerëzve “Mbështetje për Kodit Civil – faza 2”. (Hotel “Theranda” në Prizren, ora 10:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së rinisë 2019-2024. (Salla “Orion”, ora 10:00)

Drejtoresha e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken viziton Shkollën e Gjelbër në Prishtinë. (Ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mbanë konferencë, ku do të publikohen “Skenarët rreth taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Mbahet debate “Bjeshka e Moknës – perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarica”. (Zyrat e EUICC-së, Rr. “Nëna Terezë” nr. 63, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë ku do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

Zhvillohet takimi për Kujdesin Parësor Shëndetësor, ku marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P- 38, ora 14:00)

Back to top button