Kaloni te përmbajtja kryesore

Adem Demaçi kujtohet në ditën e lindjes

Demçi ka vdekur më 26 korrik të vitit të kaluar

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 83 vjet.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa vdiq më 26 korrik të vitit të kaluar.

Adem Demaçi, ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe kishte luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi kishte vuajtuar 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi ishte liruar ai menjëherë kishte vazhduar aktivitetin e tij politik.

Ai ishte quajtur edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi ka udhëhequr Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 ishte nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999 kur janë mbajtur takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Demaçi ka qenë edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, është bërë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është shndërruar në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bënë pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut”, i cili ishte ndaluar nga regjimi ish-komunist. Ai e kishte parë dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi ka vdekur pasditen e 26 korrikut të vitit 2018. Në nderim të tij janë organizuar shumë aktivitete shtetërore si dhe janë mbajtur tri ditë zie në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button