Ngjarjet e datës 27 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Behen homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Mbahet turniri tashmë tradicional i Shahut kushtuar “Tre dëshmorëve të Shkollës Shqipe” në Uçë. (Restorant “Butrint” në Istog, ora 11:00)

Mbahet mbledhja komemorative nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e varrimit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. (Varrezat e qytetit të Prishtinës, Lagjja Arbëria, ora 13:00)

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit organizon aktivitete në nderim të dëshmorëve. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 13:00)

Shfaqet filmi dokumentar “Trashëgimtarët e një historie shpëtimi”. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan në ora 13:00)

Shfaqet premiera e monodramës “02.08.1944” e autorit Edis Galushi. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 19:00)

Back to top button