Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Daci

Ceremonia mortore në nderim të zëvendësministrit Daci

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot do të zhvillohen një ceremoni mortore.

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ora 10:30 në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja e trupit të pajetë të djalin e akademikut Nexhat Daci, për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00.

Arian Daci humbi jetën të shtunën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut./21Media

Back to top button