Ngjarjet e datës 27 maj

09:00
Mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Së Bashku Kundër Korrupsionit”, mbahet konferenca për medie, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, organizojnë ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:30
Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali)
11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, mban mbledhjes e radhës. Diskutohet rreth emrave të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
12.30
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), organizon konferencë për medie si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare)
14:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pret në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri”. (Hotel “Prishtina”)
14:00
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, mban konferencë për medie në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
17:30
Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali).

Back to top button