Ngjarjet e planifikuara për sot në vendin tonë

Ngjarjet e planifikuara për sot në vendin tonë

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë, ora 10:00)

KDI-ja mban konferencën për medie ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit (CPI)” për vitin 2020. (Zyra e KDI-së, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Vitisë mban mbledhjen e parë të rregullt. (Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 10:00)

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

Bëhet promovimi i libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

Universiteti “Fehmi Agani” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl. (Fakulteti i Edukimit, në Gjakovë, 12:00)

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 13:00)

Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi me kompaninë Selmans Network. (Hotel Sirius – Prishtinë, ora 14:00)