Ngjarjet e datës 28 janar

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) mban mbledhje komemorative kushtuar akademikut të ndjerë Feriz Krasniqi. (ASHAK, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremoni përkujtimore me rastin e rënies së “Heroit të Kosovës”, Sami Thaçi, veteran i luftës dhe ish-zyrtar policor, i cili ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit më 28.01.2020. (Varrezat e fshatit Shkarashnik, Malishevë, ora 11:00)

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave, FOL organizon Forumin FOL Hapur me temë diskutimi: shkelja e privatësisë nga faturat e hapura, të dhënat personale dhe mbrojtja e tyre ne sektorin shëndetësor dhe atë arsimor, si dhe mbrojtja e të dhënave media dhe interesi publik. (Zyrat e Lëvizjes FOL, Prishtinë, ora 11:00)

Përurohet libri monografik “Heroi me dy uniforma” kushtuar heroit Sami Thaçi, shkruar nga Fatmire Thaçi-Berisha. (Salla e Kuvendit Komunal Malishevë, ora 12:00)

Mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun. Marshuesit nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te komuna e Podujevës. (Podujevë, ora 13:00)

Back to top button