Ngjarjet e datës 28 maj 2021
09:00
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Shkollat fillore në mbarë vendin)
10:00
Vazhdon ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj. (Babaj të Bokës, Gjakovë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
11:00
Përurohet libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë)
11:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly, mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Bibloteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë)
11:00
Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, ju fton në shënimin e Ditës botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë)
11:00
Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë)
12:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ndan çmimet vjetore për teatër. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit)
12:00
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
15:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)