Ish-gjyqtari i EULEX-it dëshiron të dëshmojë se si “BE shtrembëroi drejtësinë në Kosovë”
Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Twitter” kërkoi që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës.
Kjo sepse sipas tij, BE-ja shtrembërojë drejtësinë në Kosovë dhe Simmons është personi që mund ta vërtetojë këtë.
“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ai.
It is my intention to give evidence to the Kosovo Parliament about the way the EU has perverted justice in Kosovo. The decision whether or not to hear my evidence will be an important test for this Parliament and for rule of law in Kosovo. @albinkurti @VjosaOsmaniPRKS
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) May 27, 2021