Ngjarjet e datës 28 prill

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasi do t’përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes. (Lokalet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 8.15)

– Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

– Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna -qytetarët afër apo larg”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”. (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

– Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon punimet e konferencës “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”. (Ndërtesa e ASHAK, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund organizon tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve” ku edhe do të publikohet edhe raporti me titull: “Dobët: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Hotel Garden, ora 10:00)

– Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon ngjarjen ‘Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’. (Tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

– Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya do te mbajnë një konference për shtyp. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 10:30)

– Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 10:30)

– Sindikata e KEK-ut proteston për ngritjen e pagave për të gjithë puntorët. (Para zyrave të KEK-ut në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:00)

– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal vazhdon mbledhjen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

– Për të shënuar Ditën Nderkombërate të Vallëzimit Shkolla e Muzikes Prenk Jakova shfaq program të përgatitur nga nxënësat e drejtimit te baletit. (Salla e edukates fizike në shkollen e mesme te mjeksisë “Dr Ali Sokoli”, ora 12:00)

– Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ferizajt organizojn koncertin Grupit 403. (Teatri “Adriana”, ora 20:00)

Back to top button