Ngjarjet e datës 29 gusht

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Merr pjesë Albulena Haxhiu, ish-ministre e Drejtësisë. (Reporting House, Prishtinë, ora 09:15)
Ndahen çmimet për agro-gazetari. Ngjarja organizohet në kuadër të projektit EREA, i cili implementohet nga Caritas-i zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. (Hotel “Sirius”, salla Castor kati i tetë, Prishtinë, ora 10:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë dhe Ambasada Britanike do të organizojnë konferencën “Ndërtimi i Urave: Avancimi i Pajtimit, Dialogut dhe Zërit Qytetas – Çfarë kemi mësuar”. ( Hotel “Swiss Diamond”, salla Ulpiana, ora 10:30)
Kryeministri në detyrë Albin Kurti bën homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. (Monumenti i Personave të Zhdukur, përballë Kuvendit të Kosovës, ora 10:45)
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Mitrovicës së jugut, në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Desi – Shipol, Mitrovicë e jugut, ora 14:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?