Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 3 shtator

Ministria e Punëve të Brendshme mban ceremoninë hapëse të sesionit të tretë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike-KosovaPAR2025. (Salla e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, ora 08:30-10:00)

 

Mbahet seanca për shqyrtimin fillestar lidhur me akuzën për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ku i akuzuar është Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:00)

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovës, hap librin e ngushëllimeve në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. (Ora 10:00-12:00 dhe nga ora 14:00-16:00)

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës. ( Salla e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

Demokraci për Zhvillim mbanë ceremoninë e nënshkrimit të kodit të sjelljes. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca shpalos rezultatet nga raporti vjetor i auditimit për vitin 2024, rezultatet individuale të tetë auditime të pajtueshmërisë dhe nëntë auditime të performances, si dhe informata për rastet e dërguara në Prokurori. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani mban konferencë për media. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 16:30)

Seanca stërvitore e Kombëtares U21. (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali, ora 17:00)

Mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politik, me rastin e botimit të vëllimit të parë të Leksikonit “Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944–1953 I”. (Selia e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, ora 17:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button