Ngjarjet e datës 30 dhjetor

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 274-të. (Platforma Zoom)
10:00
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit, organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)
11:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë)
11:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mban konferencën e fundvitit me gazetarë. (Ministrisë së Arsimit)
11:00
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për medie. (Objekti i Ministrisë Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Pejton)
12:00
Përurohet objekti i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. (Mahalla e Muahxherëve, “Kulla e zotnisë”, Prishtinë)
14:00
Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Provimit të Jurisprudencës për kandidatët të cilët kanë kaluar këtë provim. (Objekti i ish-Rilindjes)
14:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie. (Ministria e Industrisë, Lagjja e Spitalit)
14:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për medie me rastin e dorëzimit të padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore dhe lejes mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuar nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Pallati i Drejtësisë)
15:00
Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen publikon Raportin për Komplekset Memoriale në Komunën e Prishtinës, si pjesë e projektit “Komplekset Memoriale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
18:00
ETEA përmbyll vitin e Qendrës “Libart” me muzikë e poezi me vokalistin dhe kitaristin e Gipsy Groove, Bajram Kinolli – Kafu dhe Faruk Banjska. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”).

Back to top button