Ngjarjet e datës 30 janar

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vend

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 9:00)

Interneës Kosova organizon tryezën e diskutimit “Mbrojtja e konsumatorëve dhe konkurrencës – Ku po çalon zbatimi?”. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Një grup i organizatave të shoqërisë civile organizojnë konferencë për problemet që ka verzioni aktual i Ligjit për OJQ-te. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 09:45)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. (Salla e Kuvendit Komunal në Junik, ora 11:00)

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) mban tryezën “Çështja e personave të zhdukur – sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”. (Zyra e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, ora 11:00)

Me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së ish-nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. (Fshati Gurakoc në Istog, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Pejës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 15:30)

Mbahet sesioni i parë i “Riinvest Debates”. (Instituti Riinvest, ora 17:00)

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas organizon tribunën në shënimin e përvjetorit të demonstratave të 31 janarit 1990, ku ranë dëshmorë tre protestues. (Restorant “Lumi” në Drenas, ora 18:00)

Back to top button