A po kërkon Haradinaj “Rambuje 2”?

“Kryeministri e ka fare të qartë se çfarë është duke kërkuar”

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), në emisionin debatues “Click” të RTV21 ka thënë se pas 20 vjetësh paraqitet një kërkesë nga Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj për një Rambuje të dytë, për një konferencë ndërkombëtare.

Ai nuk u pajtua me këshilltarin e kryeministrit të Kosovës, Erolld Belegun i cili ka thënë se kryeminstri  ka thënë se kjo të arrihet përmes mbledhjeve apo formateve të ndryshme.

“Kryeministri e ka fare të qartë se çfarë është duke kërkuar, është duke kërkuar konferencë ndërkombëtare dhe për të cituar fjalët e tij në një nga paraqitjet e tij në televizionet publike thotë ‘Rambuje 2’. Rambuje 2 që është qartazi konferencë ndërkombëtare dhe nuk kam çfarë të shtoj në atë se çfarë në vija të trasha prezanton kërkesa për konferencë ndërkombëtare pasi që kjo që në fillim e zhbën gjithë procesin 10 vjeçar të shtetit të Kosovës dhe e kthen Kosovën në një proces kur statusi i saj ishte i padefinuar”, ka thënë Kryeziu./21Media

Back to top button