Ngjarjet e datës 30 korrik

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00).
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) bën mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 10:00-15:00).
Ceremonia e hapjes së “Panairit të gruas”, merr pjesë ministrja në detyrë e Industrisë, ndëramrrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 11:00).
Promovohet libri “Heroi – Selman Kadria (1906-1938)” i Sali Kabashit (Salla e Kuvendit Komunal, Istog, ora: 11:00).
Bashkësia Islame e Kosovës organizon takim-drekë pune për imamët, kryetarët e xhamive, përfaqësuesit, xhematin dhe aktivistët në diasporë. (Medreseja “Alauddin”, Prishtinë, ora 13:30).
Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e jashtëzakonshëm (ora 18:00).
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?