S’provohet Lumiri, a i thyhen “degët” LDK-së?

Pa filluar ende punimet Kuvendi. Jashtëzakonshëm i LDK-së një numër akuzash e kundërakuzash për presione ndaj anëarëve të partisë janë shpërfaqur nëopinion. Një zyrtar në Komunën e Prishtinës thuhet tëketë kërcënuar një delegat të LDK-së me humbjen e vendit të punës nëse e voton Lumir Abdixhikun nëKuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës tha se dënon ashpër çdo formëtë presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve të Kuvendit të LDK-së.
“LDK është ndërtuar mbi lirinë e mendimit, votës dhe bindjes. Askush e aq më pak ata aë bartin role institucionale, nuk kanë të drejtë ta zëvendësojë vullnetin e lirë të delegatëve me frikësim, presion apo shantazh. Prandaj, organet kompetente të LDK-së do të iniciojnë menjëherë dhe pa asnjë vonesë, procedurat statutare dhe disiplinore ndaj këtyre anëtarëve të LDK që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite. Njëkohësisht, ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale.”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i është përgjigjur kërkesës së 151 delegatëve për thirrjen e Kuvendi ttë Jashtëzakonshëm me synim shkarkimin e tij. Kuvendi mbahet të enjten. Por LDK tha se do tëmarr masa ndaj zyrtarëve partiak të cilët dyshohen për ushtrim presioni ndaj anëtarëve të tjerë. Për presion dhe shantazh ndaj delegatëve të LDK-së u akuzua i ashtuquajturi grupi i Lumir Abdixhikut. Njëri ngadelegatët e LDK-së, Ismet Beqiri nënshkrues i kërkesës për Kuvendin e Jashtëzakonshëm tha se angazhimi i tij është për interesin e partisë dhe jo për interesa personale.
“Humbës se humbës jemi. Unë mendoj që ne rrezikojmë shumë më shumë nëse shkojmë vetëm në kënaqjen e interesave të caktuara. Edhe me më dhënë 50 poste në cilëndo qeveri, edhe të ishte PDK-ja apo VV-ja, nuk pranoj diçka të tillë…“I bëhem argat LDK-së për me punu më mirë. Nuk është mirë me u josh as Ismet Beqiri që nuk e pranoj kurrë, apo kushdo qoftë, për asnjë post, për asnjë pjesëmarrje me këta që çdo të zezë nuk kanë lënë pa e thënë për Ibrahim Rugovën, për LDK-në, por edhe për miqtë tanë, SHBA-të”, deklaroi Beqiri.
Kërkesën për thirrjen e Kuvendit të LDK-së e bënë me vullnet të lirë edhe 80% e delegatëve në Prizren, thotëXhavit Uka delegat i LDK-së nga Prizreni. Uka thotëse vota e tij në këtë Kuvend është për shkarkimin e Abdixhikut. Ai foli edhe për hapat e ardhshëm të LDK-së pas Kuvendit zgjedhor të kësaj partie.
“Nuk kemi me votu ndonjë lider të caktuar. Presim vetëm shkarkimin e Abdixhikut”, tha Uka.
Por një anëtar i LDK-së Sokol Havolli i ka cilësuar tëpakënaqurit me udhëheqjen e Abdixhikut si satelit tëPDK-së brenda LDK-së, Havolli ka mbështetur Abdixhikun së bashku m e një pjesë tjetër të anëtarëve tëpartisë. Analisti Afrim Kasolli thotë se pavarësisht zhvillimeve në Kuvendin e partisë përçarja e saj e brendshme është e pashmangshme.
“Çka do që të ndodhë edhe nëse Abdixhiku shpëton ose shkarkohet është e rëndësishme të theksohet se përçarjet janë vështirë të tejkalohen dhe nuk japin shpresa të mëdha se ky subject politik do tëdemostrojkë ndonjë unitet”, tha Kasolli.
LDK në zgjedhjet e qershorit mori rreth 16.69% tëvotave, nga afro 13 % sa kishte në dhjetor të vitit të kaluar. Pas nismës për shkarkimin e Abdixhikutbisedimet e tij për një koalici9on me LVV-në u ndërprenë. Zyrtarë të LVV-së thonë se po presin zhvillimet brenda LDK-së për të rinisur negociatat duke parë në LDK një partner të mundshëm për ndërtimin e institucioneve. Analisti Afrim Kasollivlerëson se në rast se Kosova do të ketë zgjedhje të reja, Abdixhiku, sic tha, e ka hequr fajin nga Kurti.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës ka caktuar 6 gushtin për nisjen e seancës konstituive tëKuvendi ttë Kosovës. Ajo e arsyetoi vonesën në caktiine datës së Kuvendit me përpjekjet e partive për tëarritur një marrëveshje që do të shmangte zgjedhjet e reja./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?