Ngjarjet e datës 30 nëntor
09:00
Mbahet Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
10:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women mbajnë tryezën me temë “Dhuna ndaj vajzave –Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, që do të organizohet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)
10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull “Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli – raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën shqyrtimin e kërkesës për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:30
Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”. (Ndërtesa e Kuvendit)