Ngjarjet e datës 31 mars

11:00
Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë)
11:00
Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel)
12:15
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
13:00
Përurohet hapësira e projektit “Rrugët për Fëmijë”, përreth shkollës fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin e asaj lagjeje. (Shkolla “Elena Gjika”, Prishtinë)
17:00
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel “Emerald”)