Trumpi do të akuzohet për “skandalin” me aktoren e filmave për të rritur

Donald Trump do të jetë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale, raportoi NewYorkTimes të enjten. Akuzat konkrete ende s’janë bërë të ditura, por çështja lidhet me një pagesë ndaj një ylli të filmave për të rritur gjatë fushatës së tij të 2016-s.

Sipas mediumit, Juria e Madhe në Manhatan votoi që Trump të ndiqet për këtë vepër, derisa aktakuza u tha se do të lëshohet ditëve në vijim.

Trump ka këmbëngulur se do të vazhdojë të kërkojë nominimin për të rikandiduar për president të SHBA-së, edhe nëse juria e madhe votonte për të paditur.

Ekipi ligjor i Trumpit s’ka dhënë ende asnjë koment për këtë

Back to top button