Ngjarjet e datës 4 gusht

09:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim Projektligjin për Anti Dopingun dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
09:30
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për media pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja, të verifikuara dhe konfirmuara nga Këshilli i Etikës. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së)
14:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
19:00
Skulptori prizrenas Arian Galani organizon ekspozitën “Nyjë” në kuadër të projektit “Përjetësimi”. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren).

Back to top button