Goditet për vdekje një 5 vjeçar në Mitrovicë

Një pesëvjeçar e ka humbur jetën pasi u godit nga vetura. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button