Ngjarjet e datës 5 qershor
Mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit, Naser Veli Krasniqi. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 09:00)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Rahovecit. (Rruga Tafil Zymberaj, ora 10:00-12:00)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Lipjan. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, ora 10:00-12:00)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00-12:00)
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C 301, ora 11:00)
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizon një diskutim në panel lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohet raporti vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi, salla C203, ora 13:30)
Në prani të ambasadorit italian, Antonello De Riu dhe komandantit të KFOR-it, gjeneral i divizionit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia, zhvillohet ceremonia për 209 vjetorin e themelimit të Armatës së Karabinierëve. (Baza e karabinierëve në MSU, Prishtinë, ora 18:30)
Shfaqet komedia “Gënjeshtari”, me autor Carlo Goldon dhe regji të Ilir Bokshit. (Teatri i qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullau”, ora 20:00)