Ngjarjet e datës 6 dhjetor

Mbahet ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së kryetarit të ri të Komunës së Vushtrrisë. (Zyra e kryetarit, Komuna e Vushtrrisë, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-16:00)
YIHR KS mban konferencën “Përgjegjësia Institucionale për të Drejtat e Njeriut”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00-12:00)
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. (Objekti i Komunës së Gjakovës, kati katër, salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e betimit të kryetarit të ri Ferit Idrizi dhe asamblistëve të rijnë ku do të mbahet seanca solemne inauguruese për mandatin qeverisës katërvjeçar. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 10:00)
Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temë “Rezultatet e punës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën prill-shtator 2021”. (Zyrat e GLPS, rr. “Rexhep Luci”, 16/1, 10000 Prishtinë, ora 10:30)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e 22-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Objekti i ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës të kryetarit të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)
Organizohet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. Ekspozita organizohet nga ITSHKSH-Shkup AQSH-Tirane dhe përfaqësuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 15.00)
Organizata ETEA organizon aktivitetin dialogu socio-kulturor me temën “Libri dhe Filmi”, diskutim mes Agim Sopit dhe Fadil Hysajt. (Qendra “Libart”, objekti i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 16:00)
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, kati tre, ora 16:00-17:30)
Korab Shaqiri promovon librin “200 kёngё nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”. (Salla e Përurimeve në librarinë “Dukagjini”, Prishtinë, ora 18:00)

Back to top button